Loading...

Laura nominohet: DJ-ja më e mirë në Stokholm

emelie__by_bloddroppe-d6hdrh5.jpg

© Josefine Jönsson 2013, www.josefinejonsson.com

KOSOVARJA Laura jeton në Suedi dhe atje ka filluar të zhvillojë më shumë pasionin e saj për muzikë. Ajo është nominuar krahas Sara Lego, Dj Anneli, Mama Gaia dhe Jessie Granqvist, për DJ më të mirë femër për vitin 2015.

Ajo vjen edhe në Kosovë për të luajtur rolin e DJ-it në disa klube nëpër Prishtinë. Laura Bacaj tregon se është nominuar në Elly Awards, çmimet që nderojnë muzikën dhe DJ-ët që bëjnë muzikë në Stokholm të Suedisë.

“Edhe pse nuk kam bërë shumë muzikë për arsye personale, prapë jam nominuar për DJ më të mirë femër në Stokholm. Faleminderit për këdo që ka menduar se i përkas kësaj liste. Megjithatë, ky është motivim ti kthehem muzikës si DJ” pohon Laura.

Votimi ndodhë online dhe bëhet në http://www.ellyawards.se/vote/ . Ceremonia ndodhë në muajin mars kur edhe dihen fituesit.

Laura është modele, krahas punës si DJ.

Ja dhe disa fotografi të Laurës:

12736039_10204165087486055_1262997160_n 2011127213314823697661_sbig tumblr_mnfb3eskrV1rl6vzao1_500

 

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media