Lazio e befason Canën

cana.jpg

Lajmi për lamtumirën e kapitenit legjendar të Kombëtares, Lorik Cana, nuk ka bërë bujë vetëm në mediat shqiptare. Mbrëmjen e 9 tetorit në ndeshjen historike Shqipëri – Itali që u luajt në “Loro Boriçi”, mbrojtësi me numrin më të madh të prezencave në ekipin kombëtar, plot 93 të tilla, u përshëndet me tifozët kuq e zi në ceremoninë e organizuar nga federata.

Ky moment u përcoll në të përditshmet franceze si dhe ato italiane, por më i veçanti ka qënë dedikimi i klubit të Lacios në faqen zyrtare në “Facebook” dhe “Instagram”.

“Faleminderit Lorik Cana, ishte nder për ne të të kishim pjesë tonën! Urojmë që e ardhmja të të dhurojë kënaqësi të mëdha”, shkruan klubi italian në “Instagram”.

Komentet

0 thoughts on “Lazio e befason Canën”

  1. dardan says:

    Nuk del BDI nga qeveria kot e keni.
    Vetem ata e dijne kur do dalin nga qeveria.
    Kur ta kryejne misionin e tyre !!!…

Top