Loading...

Legjenda gjermane ofendon Shaqirin: “T’q…. milionat”

largea_shaqiri-121439372241.jpg

Legjenda gjermane, Stefan Effenberg, ka mbetur i befasuar me zgjedhjen që bëri Xherdan Shaqiri për të kaluar në Stoke City nga Interi. Sipas tij, lojtari zgjedhi milionat në vend të një klubi më të mirë.

“Stoke City, o Zoti jem. Me sa po kuptoj ai nuk pati këshilltar, prind dhe vëlla, ndihem keq dhe i trishtuar”, thekson Effenberg për ‘Sky’.

Pikërisht vëllai i Xherdanit, Erdini, është menaxheri i tij. “Nëse ti shkon atje, me siguri që je keq këshilluar”, shton ish-ylli i Bayernit për ‘Sky’.

Shaqiri kërkohej edhe nga Schalke 04, Borussia Dortmund dhe Evertoni, të cilat ofronin më pak. “T’qifsha një ose 2 milionët më shumë. Kur unë isha lojtar meritoja tre milionë, Stoke më dha gjashtë, por unë zgjodha Schalken. Kur luan në Bundesligë, në një stadium të nxehtë dhe në një klub të nxehtë, mund të ngritesh sërish”, thekson më tej Effenberg.

“A është gjithçka pasha e parave? Unë shpesh i pyes lojtarët: A janë parat gjithkçka për ju”, përfundoi ish-lojtari i Gjermanisë.

Shaqiri kaloi në Stoke për 17 milionë euro, shumë kjo rekorde për klubin anglez.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media