Loading...

Leicester, nga zbulimi i bujshëm në një rekord tjetër historik

Leicester-FC-Premiership-Win-Featured.jpg

Pas titullit të vitit të shkuar, në këtë sezon “Dhelprat” po udhëtojnë në ritme të ndryshëm, janë në zonën e rrezikut. Kanë marrë vetëm 13 pikë pas 14 ndeshjeve me rekord negativ.

Por në fakt edhe Mourino nuk  po e kalon mirë.

Dhelprat janë në vendin e 15 por mund të rrëshqasin në të 16-in pas ndeshjes së javës së 14 që luhet sot ndërmjet Middlesborough dhe Hull.

Humbën vetëm tri ndeshje në turneun 2015-2015 që ishin një nga surprizat më të bujshme të historisë së futbollit dhe sportit në përgjithësi por humbja e të shtunës 2-1 nga Sunderland do të thotë se kanë humbur 7 nga 14 takimet.

Janë vetëm 2 pika nga zona e daljes.

Ranieri është i pari që e pranon: “Do të jetë një sezon i gjatë dhe po luftojmë të mos biem. Çfarë ka nddhur?  Si është e mundur që skuadra që ishte zbulim të kthehet në ekipin që po shkatërrrohet?

Gazetat dhe ekspertët japin përgjigjet e tyre.

1.Kanë humbur një lojtar të rëndësishëm. N’Golo Kante ishte vendimtar në mesfushë dhe ishte më i mirë në kampionat në rolin e tij.

Te Chelsea ka të njëjtin sukses këtë vit (vetëm Gueye i ‘Everton ka më shumë efikasitet). Mendohej se më e rëndësishme ishte të mos humbnin Vardy dhe Mahrez, yje dhe golëshënues të sezonit të kaluar. Por Ma Kante është një mungesë e rëndë.

2.Vardy ka shënuar 24 gola në kampionatin 2015-’16, porn ë këtë sezon, duke numëruar jo vetëm Premier League por dhe kompeticionet e tjera ku është impenjuar Leicester, nuk shënon prej 18 ndeshjesh. Në 10 ndeshjet e fundit ka bërë vetëm6 gjuajtje drejt portës.

3. Kundërsulmi që ishte arma vrasëse e dhelprave, nuk funksionon më. Skuadrat e tjera kanë mësuar dhe studiuar si luan Leicester, dhe nuk suriprizohen më. Janë kthyer që nga dita e parë si skuadra që duhet mundur.

4. Mbrojtja që ishte një burim i fuqisë së Foxes, fitues të kampionattit nuk është më e njëjtë dhe kanë një bilanc negative pësimi që renditen në 5 skuadrat më të këqia.

5. Në sezonin e kaluar Ranieri ka kryer 33 ndryshme formacioni në të gjithë turneun, më pas se çdo trajner. 11 lojtarët e formacionit krijuan një lidhje të fortë mes tyre.

Në turneun aktual Ranieri ka zbatuar dyfishin e ndryshimeve që bëri në 2015-’16 për këtë pjesë të kalendarit. Por siç duhet edhe marrëdhënia e Ranierit me “11 të prekullueshmit”nuk është më e njëjta.

6. Më pas është Champions. Që përfaqëson një sfidë të maddhe dhe rast i mirë për Leicester. Y përball me të njëjtin shpirt me të cilin Foxex bënë kampionatin e shkuar: Një fitore pas tjetrës, mbrojtje të hekurt kualifiim të marrë në xhep për 1/8 e finaleve. Por fizikisht dhe emocionalisht ka zbrazur skuadrën nga energjitë që në 2015-’16 shpenzoheshin vetëm në kampionat.

Ranieri tha se objektivi i tij është që të jetë ndër 10 më të mirët e kampionatit dhe të bëjnë një figurë të mirë në Champions. Kjo e fundit është arritur por e para ende nuk mund të përjashtohet, i Leicester është vetëm 5 pikë nga vendi i dhjetë.

I vetmi ngushëllim që Ranieri po e kërkon rreth tij është se edhe të tjerë po kalojnë moment të vështira, siç ështtë rasti i Josè Mourinho, me Manchester United.

Komentet
Top