Loading...

Lele me dadën sa të këqinj jemi bërë

auto_mehazi1472300453.jpg

Sulejman Mehazi

Lele e dadën sa të këqinj jemi bërë, sidomos politakanët shqiptarë të pozitës si n’Shqipëri, n’Kosovë e n’Maqedoni, nënën ia kanë luajtë popullit, për së gjalli nëpër varre janë duke i futur një nga një, tufë-tufë e grupe-grupe. Mirë kanë thënë: “Atë që ta bën i yti s’ta bën as i huaji.” Ja po arsyetohemi se më parë i kanë pasë fajet të tjeret: Perandoria Osmane, Serbia e Kralit, Greqia, Gjermania së bashku me Italinë fashiste, Jugosllavia e Titos, të gjithë këta si erdhën ashtu shkuan të turpëruar, po tani kush i ka fajet, ku është faji, mos ndoshta te vet shqiptarët?, kush është pëgjegjës për këtë situatë politike, ekonomike e kulturore kaq të vështirë e të mjeruar, kush? Tani shihet se veset tona të mbrapshta i kanë fajet: lakmia e madhe për pushtet, lakmia e madhe e parave, lakmia e madhe ndaj femrave të bukura, ahenget e qejfet alkolike, shtëpitë e veturat luksoze, urrejtjet partiake, klanet e ndryshme ogurzeza, tradhtitë e turpshme kombëtare. Ktheu andaj nga Shqipëria drogëhane e berbatëhane, ktheu këndej nga Maqedonia, gjuhë-leshëhane e mashtrimëhane, ktheu këtej nga Kosova, mozomakeqëhane e mangupëhane ramushiane-thaçiane.
*
Na ruaj o Zot nga lakmia, kryeneçësia e mençuria që se kemi: bëhemi patriotë për shkak lakmisë, bëhemi kryeneç për shkak vetëpëlqimeve, bëhemi të mençur për shkak paditurisë. Kurrgjë s’jemi, mirëpo fluturojmë me mend se jemi diç, bëhemi shpëtimtarë të kombit, në anën tjetër s’mund ta shpëtojmë jo familjen, por edhe vehten tonë nga të këqijat, ju japim mend të tjerëve, vet ani se jemi gjysëm budalla; ju shpjegojmë të tjerëve dashurinë, vet ani se nuk dimë të dashurojmë. Të tjerët i ftojmë në protesta e mitingje, vet ani se s’jemi aty; e shpallim veten udhëheqës pa mos e pyet popullin; para të tjerëve bëhemi të mirë, tinëz jemi bashkëpunëtorë të pushtetit; bëhemi se e duam gjuhën tonë, kurse kënaqemi fare kur komunikojmë gjuhë tjetër; Nuk jemi në gjendje e të aftë të rregullojmë shtëpitë tona, në anën tjetër bëhemi të aftë të rregullojmë e ndërtojmë shtetin. Vet jemi të paedukuar e të padisciplinuar, të tjerëve ju shesim edukatë e disciplinë.

Komentet
Top