Loading...

Lëndohet lojtari i Shkëndijës, mungon 1 muaj

8D2C1A85B4B67F479E6BEEC7CCAF5C57.jpg

Mesfushori i ri Arbin Zejnullai gjatë një ushtrimi rutinë ka pësuar frakturë të kockës metatarsale të 5-të të shputës së majtë.

18 vjeçarit menjëherë i është futur këmba në gjips, të cilin duhet ta mbajë katër javët e ardhshme pas çka kontrollet e reja do të tregojnë nëse rikuperimi ka shkuar si duhet.

Duke llogaritur pauzën e detyrueshme, Zejnullai është kthyer në Tetovë pasi të paktën një muaj nuk do të mund të stërvitet.

Shqipmedia

Komentet
Top