Letër e hapur drejtuar liderëve shqiptarë në Maqedoni

12509133_10205539396634513_7486696413823462423_n.jpg

Nga: Agron Shaqiri

NJË STRATEGJI – NJË QËNDRIM,JO VETËM PARRULLË POLITIKE!!

Duke ndjekur me vëmendje situatën politike në Vendin Tonë dhe duke i  përcjellë edhe lëvizjet e fundit politike bllokun  shqiptarë në këtë Vend,gjykoj se ne , shqiptarët  nuk kemi  udhë tjetër, pos udhës së bashkimit rreth një strategje të përbashkët  kombëtar.Prandaj, detyrë parësore e jona është ndërtimi i kësaj strategjie të veprimit të përbashkët.Ajo strategji do të mund të ndërtohet, nësë do të bazohet në objektivat, në themelësinë praktike, në logjikshmërinë ,në arsyeshmërinë ,në  koheritetin dhe në realshmërinë e veprimeve të përbashkëta.

Në histori,ne, asnjëherë nuk kemi vendosur për veten tonë si komb.Për ne kanë vendosur  të tjerët dhe ata I kanë miratuar ato vendime dhe për to ne kemi fajësuar Europën, Kongresin e Berlinit(1878),Konferencën e Ambasadorëve në Londër(1913),Konferencën e Versajës(1918-1920)…

Por sot ne nuk mund të fajësojmë  historinë dhe Europën për padrejtësitë ndaj nesh.Ajo kohë ka perenduar. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që sistemi aktual politik këtu e 20 vjet nuk lejon ndryshime rrënjësore drejt avancimit të çështjes së shqiptareve në Vendin Tonë. Praktika e qasjes individuale të partive shqiptare ka dështuar, ashtu siç vetë  ata kanë përfunduar duke u shpërbërë plotësisht. Gjendjen në të mirë të kombit mund ta ndryshojmë vetë,nëse pushojmë të merremi me vetveten dhe kur nga politika e deridjeshme e vetërrënimit kalojmë në politikë kombëtare të vetëndërtimit.

Në veprimet tona te ardhshme, duhet të ndërtojmë këto tri parime:

Së pari, veprimet tona duhet të nisen nga interesat e përgjithshme e jo nga ato të pjesëshme.

Së dyti,  veprimet tona duhet të nisen nga interesat kombëtare dhe jo nga ato partiake.

Së treti, veprimet tona duhet të pretendojnë shumimin e jo  pakësimin e kombit.

Ne jemi marë shumë me veten tonë dhe ende meremi,në vend se të bashkohemi në projekte gjithëkombëtare.Këtë gjë askush nuk mund ta ndalojë.

Në ecjen kombëtare ,nëpër udhët e historisë, ne, ngelën të ndarë.Ne u bëmë” pakice kombëtare” apo “pjesë ë ndarë e popullit” në trojet tona etnike.Prandaj,është vërtetë koha e fundit që çështjen tonë ta vështrojmë, por  edhe ta shtrojmë si një çështje primare.Ne nuk duhet dhe nuk guxojmë ta heshtim këtë fakt.Ne do të duhej që kombëtarisht të konsolidohemi  për ndërmarjen e veprimeve të përbashkëta,racionale dhe efektive,produktive dhe prespektive,për qenien dhe për të ardhmen tonë si komb.

Ndryshimi në mes asaj që bëjmë dhe që mund të bëjmë akoma është shumë i  madh.Ne duam më shumë të bëjmë për veten tone se sa për  kombin.Përfundimisht,ne do të duhet që të ndryshojmë raportet në të cilat kemi jetuar si botë krejtësisht e ndarë në mes nesh.

Tani ndihet nevoja për një organizim më të fuqishëm, organizim që do të duhet të mbështetet në mençuri, por njëkohësisht dhe në maturi; në pjekuri, por njëkohësisht edhe në guxim; në dije, por njëkohësisht dhe në formësim politik dhe shkathtësi diplomatike.

Diplomacia jonë, e cila duhet të veprojë “e bashkuar”, do të duhet të formësojë qëndrim të përbashkët për çështje të përbashkëta.Ky qëndrim dhe kjo strategji e përbashkët , nuk duhet të tingëlloje si një parullë politike.Ne çështjen tonë duhet ta vendosim mbi një tryezë të përbashkët.Vetëm në atë mënyrë do ta ruajmë tërësinë tonë  dhe nuk duhet të lejojmë qe duke u rritur si popull të tkuremi si komb.Porosia ketu është e qartë :uji duhet” te derdhet në një mulli” .

Komentet

Leave a Reply

Top