Letër eurokomisionerit Hahn për pakënaqësitë e shqiptarëve

untitled_685722487_104625792.jpg

Publicisti Emin Azemi i ka dërguar një letër eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn lidhur me çështjen shqiptare në Maqedoni.

Pse Brukseli dërgon në Shkup përfaqësues të vet sa herë që këtu dikush nga shoqëria maqedonase tregon pakënaqësi dhe rebelim ndaj regjimit aktual?

A ka pyetur dikush në Bruksel se çka po ndodhë me pakënaqësitë e shoqërisë shqiptare këtu dhe kush po i artikulon ato pakënaqësi?

Nëse Brukseli zyrtar i konsideron Ahmetin dhe Thaçin përfaqësues legjitim të shoqërisë së pakënaqur shqipare në Maqedoni, të cilët haptazi janë në anën e Gruevskit, atëherë kemi të bëjmë, ose me një keqinformim total të tyre, ose me një naivitet diplomatik që qëndrimin e mbështet në përshtypje të çastit, e jo në një studim më të thellë të situatës në terren.

Ahmeti dhe Thaçi janë përfaqësues legjitim, por jo të pakënaqësive të shqiptarëve. Ata përfaqësojnë vetëm oligarkitë e tyre partiake por jo gjithë popullin e pakënaqur dhe pikërisht kjo mënyrë përfaqësimi do të duhej të brengoste diplomacinë ndërkombëtare.

Është e padrejtë që e gjithë diplomacia europiane e Brukselit të alarmohet gjithmonë kur në Maqedoni ndodhin probleme vetëm në hapësirën politike me parashenjë etnike maqedonase, ndërkohë që probleme edhe më drastike ka në krizën e përfaqësimit politik të shqiptarëve.

Projektimi i gabueshëm nga ana e Brukselit i pasojave politike, sikur këto që po ndodhin kohët e fundit, që vijnë nga deformimet demokratike vetëm në hapësirën etnike maqedonase dhe amnestimi qorrazi i problemeve që kanë shqiptarët në raport me institucionet që abuzojnë me barazinë etnike të tyre, është problemi më madhor pa zgjidhjen e të cilit as që mund të mendohet për Maqedoni stabile. Brukseli vetëm parcialisht po e stabilizon Maqedoninë, sepse janë problemet e pambyllura dhe të pazgjidhura të shqiptarëve ato të cilat e determinojnë fatin e këtij shteti”, kjo thuhet në letrën e publicistit dhe botuesit të gazetës së parë të pavarur në gjuhën shqipe “Fakti” në Maqedoni.

Komentet

Leave a Reply

Top