Loading...

Lëvizja BESA fiton betejën mediatike ndaj BDI-së ( FOTO )

220464.jpg

Për herë të parë në historinë e saj Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar të humb betejat mediatike ndaj oponentëve të vet. Kjo parti e cila secilën zgjedhje ka hyrë sikur të jetë parti fillestare këtë herë shifet se kjo parti nuk shkëlqen me propagandën e saj. Shtabi Zgjedhor i kësaj partie duket se nuk është i përgaditur ose të vettëpëlqyerit mendojnë se do të kenë lehtë me disa parti opozitare që t’ia dalin. Fakt është se situata faktike ashtu flet mirëpo në politikë hesapi i shtëpisë nuk është i njëjtë me atë të pazarit. Bashkimi i deputetëve të opozitës për një koalicion pas zgjedhjeve mund ta dërgojë BDI-në në histori.

Në vazhdim portali Shqipmedia ju sjell Videot e shikuara në Facebook të konventës së BDI-së dhe të Lëvizjes BESA. Konventa e “Rilindjes me Besë” është shikuar ( VIEWS ) 27 mijë herë më shumë se ajo e BDI-së, është pëlqyer ( LIKE ) gati 2 mijë herë më shumë se ajo e BDI-së dhe është shpërndarë 400 herë më shumë se ajo e BDI-së.

besa

BDI-së nuk i ndihmuar as shpërndarja e videos nga portalet e saj ndërsa “Lëvizjes Besa” i mjaftoi vetëm një shpërndarje nga portali Shqipmedia që të rris numrin e saj nga 3.5 mijë deri në ato shifra që është tani.

bdiiii

Video e shkurtër që tregon madhështinë e konventës së “Rilindjes me Besë”

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media