Lëvizja BESA pas takimit me PPD-në: Nuk do të lejojmë keqpërdorimin e vullnetit politik

Bilall-Kasami-Nexhat.jpg

Në vazhdën e bashkëpunimit dhe koordinimit të hapave opozitarë lidhur me zhvillimet aktuale politike, sot (e hënë – 2 shkurt 2016), kryetarit i Lëvizjes BESA, z. Bilall Kasami, u takua me kryetarin e Partisë për Prosperitet Demokratik, z. Nexhat Bexheti.

Me këtë rast, kryetari i Lëvizjes BESA, z. Bilall Kasami, e ritheksoi domosdoshmërinë e krijimit të parakushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike.

“Bazuar në zhvillimet e deritanishme dhe zvarritjen e qëllimshme të realizimit të pikave themelore të Marrëveshjes së Përzhinos nga ana e partive që ishin në pushtet, konsiderojmë se nuk ekzistojnë as gjasa minimale që këto kushte të plotësohen deri më 24 prill të këtij viti. Mospastrimi i listave zgjedhore, pengesat e njëpasnjëshme për fillimin e punës së Prokurorisë Speciale për hetimin e aferave të ndryshme kriminale në rastet e përgjimeve, ngecja e reformave të mediave, janë vetëm disa nga pikat që e pamundësojnë zhvillimin e një procesi të lirë dhe demokratik zgjedhor, ndërsa në anën tjetër u krijojnë mundësi keqpërdoruesve të votës që ta shpërdorojnë vullnetin politik të votuesve, siç ka ndodhur në të kaluarën”, tha z. Bilall Kasami.

Edhe kryetari i PPD-së, z. Nexhat Bexheti, tha se reformat zgjedhore janë parakushte themelore për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top