Ligji për Përdorimin e Gjuhëve sot në Kuvend – VIDEO

0-96.jpg

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve sot pritet të shqyrtohet në lexim të tretë në Kuvend. Këtë e konfirmuan përfaqësues të grupeve parlamentare të cilët kanë marrë pjesë në një takim në koordinim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

Kryeparlamentari nuk ka folur për strategjinë e cila do të përdoret në seancë, nëse ligji do të votohet direkt, ose do të votohen mbi 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së, të cilat janë dorëzuar për bllokimin e ligjit.

Në këtë takim koordinues kanë marrë pjesë koordinatorë dhe deputetë të partive parlamentare por edhe nënkryetarët e Kuvendit, ndërsa vazhdon bojkotimi i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-në në koordinimet javore me kryeparlamentarin Xhaferi.

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është në lexim të tretë në Kuvend, prej se ai nuk u nënshkrua nga presidenti Gjorge Ivanov, i cili e ktheu ligjin në Kuvend me një sërë vërejtjesh, të cilat VMRO-DPMNE i shfrytëzoi për të propozuar mbi 35 mijë amendamente.

Komentet
Loading...
Top