Ligjin për arsim të lartë, takohen sot grupet e punës

0368.jpg

Në Rektoratin e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi sot në ora 14 është caktuar takimi i dytë i grupit të punës për arsim të lartë, i përbërë nga përfaqësues të të gjitha palëve të involvuara, Universiteti, Qeveria, MASH-i, dhe plenumet e Studentëve dhe Profesorëve.

Në takimin e parë zyrtar të enjten, i cili zgjati pothuajse pesë orë u arrit marrëveshje që grupet e punës me përfaqësues nga Universiteti, duke i përfshirë edhe Plenumin e studentëve dhe profesorëve, dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për 30 ditë të përgatisin analizë për gjendjen dhe në bazë të saj të definohet koncept për përpunim të tekstit ligjor për arsim të lartë.

Ministri Abdilaqim Ademi dje në deklaratë për mediat nuk saktësoi se nëse në koncept do të mbetet si ide provimi shtetëror.

“Për momentin nuk do të doja të ndërhyjë në esencën e konceptit, sepse atë do të duhet ta përgatisin grupet e punës. Për mua, si ministër, dhe për Qeverinë, është shumë e rëndësishme që veçmë ka dialog konstruktiv midis të gjithë palëve të inolvuara në arsimin e lartë”, tha Ademi./alsat-m

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top