Loading...

Lirim Zendeli nga Shkupi në Formula 3, në ekip me Raikonenin

Lirim-Zendeli.jpg

Lirim Zendeli piloti i parë shqiptarë, i cili do të garojë në Formula 3. Ai sot u prezantua si pilot i ekipit Zauber Motorsport dhe do të jetë një nga 3 pilotët e këtij ekipi që në këtë sezon ka vendosur të garojë edhe në Formula 1, me emrin “Alfa Romeo.” Pikërisht, ky hap i Zendelit, ka ardhur pas bashkimit të kompanisë Charouz me Sauber Motorsport, e bërë në nëntor të vitit të kaluar dhe këtë sezon do të përfaqësohen me makinën “Alfa Romeo” në kampionatin e Formula 1. Ndërkohë, veç dy pilotëve Kimi Raikonen dhe italiani Antonio Xhiovinazi, që do të garojnë në F1, Sauber Motorosport do të ketë dhe shtatë pilot, në nivelet më të ulta të formulas. Kështu, Lirim Zendeli është një nga tre pilotët që do të garojnë në Formula 3, dy nivele larg F1.

“Bashkimi me programin “Sauber Junior Team” është një nder i madh për mua. Ka shumë shoferë të vegjël në motorsport, por shumë prej tyre nuk kanë shansin të përparojnë në nivelin e ardhshëm, si F3, për shumë arsye. Për të patur mundësinë për të garuar në nivelin më të lartë në F3 këtë sezon, do të jemi pjesë e një ekipi që garon njëkohësisht në F1. Kjo është e pabesueshme. Unë u jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që më kanë ndihmuar”-është shprehur Zendeli.

Talenti shqiptar 19-vjeçar, Lirim Zendeli, u shpall kampion i Formula 4 në sezonin e kaluar. Ai bëri paraqitje të shkëlqyer duke fituar më shumë se gjysmën e garave sezonale.

Komentet
Top