Loading...

Lista e 5 smartfonëve më të mirë në treg

ios.jpg

Kompanitë më të mëdha të prodhimit të telefonëve kanë lansuar edhe gjatë këtij viti pajisje të reja.
Dhe sigurisht, ekspertë të teknologjisë kanë filluar të mendojnë për smartfonin më të mirë në treg në bazë të performancave dhe të çmimit që kanë, transmeton lajmi.net

Lista e top 5 smartfonëve më të mirë në treg sigurisht mund t’iu habisë por kjo është një gjë e vërtetë sipas ‘BussinesInsider’.

1. OnePlus 6T:

Çmimi për OnePlus 6T është 550 dollarë për versionin me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë magazinimi.

Ndërsa për modelin me 8GB RAM me hapësirë të njëjtë magazinimi çmimi është 580 dollarë.

2. iPhone XR:

Në vendin e dytë radhitet iPhone XR, që doli në treg para rreth 2 muajsh së bashku me dy pajisje të tjera të Apple.

Çmimi i smartfonit është 700 dollarë, ndërsa është radhitur në vendin e dytë të smartfonëve më të mirë në treg bazuar në performanca dhe çmim.

3. Google Pixel 3 dhe Pixel 3 XL:

Çmimi për Google Pixel 3 është 800 dollarë dhe vjen me performanca të jashtëzakonshme, ndërsa për çmimin Pixel 3 XL është 900 dollarë.

4. Samsung Galaxy Note 9

Lista e rradhitjes në vendin e 4 e ka lënë Galaxy Note 9, i cili vjen me një çmim prej 1,000 euro dhe kjo mund të jetë arsyeja pse është radhitur kaq poshtë, pasi që në fillim, Note 9 u cilësua si smartfoni më revolucionar në treg.

5. iPhone XS dhe iPhone XS Max

Të dy smartfonët janë rradhitur së bashku në vendin e 5-të dhe kjo jo për nga performancat por për nga çmimi që kanë, pajisjet e Apple kushtojnë 1,000, respektivisht 1,100 dollarë dhe ky çmim ka bërë që pajisjet të dalin poshtë në listën e smartfonëve më të mirë në treg.

Komentet
Top