Loading...

Lituanezi vodhi mbi 120 milionë dollarë nga Google dhe Facebook

Lituanezi_google.jpg

Një burrë ka pranuar në gjykatë se ka vjedhur më shumë se 120 milionë dollarë nga gjigandët e teknologjisë Google dhe Facebook.

Evaldas Rimasauskas nga Lituania kishte shpikur një skemë mashtrimi me anë të së cilës falsifikonte fatura për blerjet që kompanitë nuk i kishin bërë kurrë.

Skema e mashtrimit ishte vënë në funksion për dy vite, 2013- 2015 dhe gjatë kësaj kohe ai kishte arritur të vidhte deri në 122 milionë dollarë.

Kompanitë paguan faturat, pasi në dukje nuk po kontrollonin nëse faturat korrespondonin me të dhënat e tyre.

Prokurorët thanë se Rimasauskas krijoi një kompani që nuk ekzistonte dhe duke hapur një llogari bankare në Latvia.

Thuhet që ai e ka regjistruar kompaninë nën emrin e Quanta Computer Inc. me bazë në Tajvan që më parë kishte bërë biznes me gjigandët e teknologjisë kaliforniane.

Paratë e vjedhura, 99 milionë dollarë nga Facebook dhe 23 milionë dollarë nga Google u shpërndanë në llogaritë bankare anembanë botës, duke përfshirë Letoninë, Qipron, Sllovakinë, Lituaninë, Hungarinë dhe Hong Kong.

Rimasauskas u ekstradua nga Lituania në SHBA në 2017 dhe sipas dosjes gjyqësore ka pranuar 49.7 milionë dollarë që i ka marrë vetë personalisht nga skema.

Paratë e mbetura rreth 75 milionë dollarë nuk dihet ende se ku janë. Ai rrezikon dënimin me 30 vite burg.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media