Loading...

Lojtarët e Unitedit e duan Solskjaerin trajner

auto_Pogba_Solskjaer1545844091.jpg

Lojtarët e ekipit të parë të Manchester Unitedit raportohet se kanë shprehur dëshirën që Ole Gunnar Solskjaer të bëhet trajner i përhershëm i skuadrës.

Solskjaer zëvendësoi Jose Mourinhon e larguar muajin e shkuar. Ai është paraparë të jetë trajner vetëm deri në fund të sezonit, por fillimi i mrekullueshëm me pesë fitore në po aq ndeshje ka shtyrë ekipin që të mendojë se ai mund të mbesë në “Old Trafford”.

Sipas “Mirror”, lojtarët e Unitedit kanë pëlqyer afërsinë me Solskjaerin dhe lirinë që u ka dhënë. Në raportim theksohet se edhe shefi ekzekutiv Ed Woodward është i kënaqur me ndikimin e 45-vjeçarit deri tash te “Djajtë e Kuq”.

Unitedi ka shënuar 16 gola në pesë ndeshjet me Solskjaerin.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media