LSDM-ja përgadit ligj për faljen e kamatave për borxhet e vjetra

1-3.jpg

Zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski, njoftoi për Projektligjin me të cilin qytetarëve do tu falet interesi për borxhet e vjetra. Këto janë borxhe që janë të vjetra deri në dy dekada, të cilat me zgjidhjen e re ligjore në vitin 2011 kanë kaluar në përmbarim nga gjykatat te përmbaruesit privatë. Me borxhe të tilla janë prekur 100 mijë qytetarë. Por, për Ristovskin, dilema kryesore është se si do të urdhërohen kompanitë private që të falin interes.
“Të shlyeni interesin e kompanive private me ligj, mendoj se nuk shkon. Ku është për ujë, është lehtë. Ekonomizimi me ujërat, janë megjithatë ndërmarrje lokale, nuk ka problem. Kam biseduar personalisht me shërbimin ligjor të EVN-së edhe ata janë të gatshëm të heqin interesin. Normalisht, kjo duhet të diskutohet edhe me ELEMin, sepse ndahen mjete financiare”, deklaroi zëvendësministër i Drejtësisë Oliver Ristovski.

Meqenëse mjetet e papaguara nga borxhet e vjetra i ndajnë EVN Maqedoni dhe SHA ELEM, ky është qëndrimi i kompanive:

“SHA ELEM, si një kompani në pronësi shtetërore, do ti respektojë të gjitha dispozitat ligjore që do të miratohen nga shteti në lidhje me kërkesat e vjetra dhe interesin”, thonë nga SH.A ELEM.

“Në këtë rast, nuk kemi informacion të detajuar çfarë saktësisht mbulon ky projekt. Sigurisht që jemi të hapur për diskutim dhe gjetjen e një zgjidhjeje të favorshme për të gjitha palët. Bëhet fjalë për kërkesat që janë të përbashkëta me ELEMin dhe sigurisht që kërkon koordinim të duhur që do të diktohet nga vetë procesi”, thonë nga EVN Maqedoni.

Numri dy i drejtësisë Ristovski në emisionin “Magazina Ekonomike” tha se propozim ligji duhet të jetë gati deri në fund të këtij muaji. Propozimi është në iniciativë të ligjvënësve, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita. Në të do të përfshihen gjithashtu disa nga kërkesat e shoqatave që për vite kanë vënë në dukje mangësitë në sistemin e përmbarimit.

Komentet
Loading...
Top