Loading...

“Luftë” Turqi-Greqi për qiellin e Maqedonisë

avion154.jpg

Turqia dhe Greqia janë duke zhvilluar luftë të heshtur për kontroll të hapësirës ajrore të Maqedonisë, raporton TV 24.

Një konstatim të tillë ky televizion e mbështet në deklaratën e kryeministrit grek, Aleksis Cipras, i cili tha se do të luftojë në kuadër të mbrojtjes së qiellit të Maqedonisë së Veriut nga NATO, hapësirën ajrore ta mbrojnë avionët grekë F-16 e jo avionët e Turqisë, transmeton Gazeta Lajm.

“Me të vërtetë, për çështjet kritike kombëtare kanë menduar për çmimin politik? Unë asnjëherë nuk kam menduar për këtë në momentet e mëdha dhe kritike gjatë mandatit tim katërvjeçar. Greqia dhe Maqedonia e Veriut janë aleatë natyrorë dhe tani na mundësohet të kemi aktivitet ekonomik atje, ata të jenë partnerët tanë themelorë strategjikë”, ka deklaruar Cipras në intervistën për Antena.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media