Loading...

Luks dhe siguri, ambasada më e shtrenjtë e Amerikës në botë (VIDEO)

1506153340_T1.jpg

Rreth 1 miliardë dollarë do të shpenzohen për të ndërtuar godinën e re të Ambasadës amerikane në Londër, duke e bërë atë godinën më të shtrenjtë të një ambasade.

Siguria nga sulmet terroriste është një ndër elementët, të cilëve po i kushtohet më shumë rëndësi në goditën thuajse gjysmë të përfunduar.

Projekti ishte planifikuar të përfundonte në pranverën e këtij viti, por kjo nuk u arrit.

Godina e ambasadës amerikane në zonën e Nine Elms në Londër nuk është e vetmja që po ndërtohet. Është projektuar që pranë saj të ndërtohet edhe i ashtuquajturat “Parqet e Ambasadës”, me rreth 2 mijë shtëpi dhe një numër dyqanesh, restorante, zyra biznesi dhe një hotel me 100 dhoma.

Komentet
Top