Loading...

Lushtaku dënohet me 12 vjet burg, Selimi me 6 vjet burg

largea_ver1432708579.jpg

Kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku është dënuar me 12 vjet burg ndërsa ish komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi është dënuar me 6 vjet burg.

Vendimi është marrë para pak minutash në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Në grupin Drenica 1 të pandehur janë Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Jahir Demaku dhe Avni Zabeli, ndërsa në grupin Drenica 2 Sylejman Selimi, Agim, Bashkim, Driton e Selman Demaj, Fadil, Jahir, Nexhat dhe Zeqir Demaku, si dhe Isni Thaçi.

Të gjithë këta akuzohen se kanë kryer krime lufte ndaj popullatës në një qendër të ndalimit në Likovc të Drenicës.

Komentet

Leave a Reply

Top