Loading...

Madeleine Albright dhe Hillary Clinton, më 12 qershor në Prishtinë

RTX25SCX.jpg

Madeleine Albright dhe Hillary Clinton, dy ish-Sekretaret e Shtetit, pritet të jenë në Prishtinë me rastin e 20-vjetorit të sulmeve të NATO-s mbi Serbi, e cila do kremtohet në Kosovë më 12 qershor, si përvjetor i çlirimit dhe i hyrjes së forcave të NATO-s.

Siç njoftohet edhe nga mediat e Beogradit, dy ish-gratë e fuqishme të politikës amerikane ndër vite, ku që të dyja, njërën direkt e tjetrën indirekt i lidh kauza kosovare, do të priten nga tre ish-presidentet e Kosovës: Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga, si dhe nga aktuali, Hashim Thaçi.

Organizimi i festimit të këtij përvjetori i është besuar znj. Jahjaga,.

Kujtpjmë e Madeleine Albright në atë kohë ishte Sekretare e Shtetit dhe një zyrtarja kryesore amerikane, e cili thuhet se ka inkurajuar fillimin e bombardimeve të NATO mbi objektivat në Serbi.

Ndërsa Hillary Clinton ishte vetëm një Zonjë e Parë e Shteteve të Bashkuara, pasi bashkëshorti i saj Bill Clinton ishte president.

Është pohuar gjithashtu se Hillary Clinton, në kohën kur ishte Sekretare  Shteti, nga 21 janar 2009 e deri në shkurt të vitit 2013, dha një kontribut të madh në forcimin e shpalljen e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kjo është arsyeja pse Madeleine Albright dhe Hillary Clinton do jenë me 12 qershor në Prishtinë.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media