Mafia Siciliane i ofrohet Lopezit: A dëshiron t’ia këpusim këmbët Icardit

auto_mauroint1476600845.jpg

Mafia Siciliane i është ofruar Maxi Lopezit për ta paralajmëruar sulmuesin e Interit, Mauro Icardi

Sulmuesi argjentinas i Torinos, Maxi Lopez po kalon momente të vështira me ish gruan Wanda Nara, e cila kohë më parë e tradhtoi për Icardin, ndërsa ia ka marrë edhe tre fëmijët që kishin së bashku.

Lopez dhe Icardi kishin qenë shokë shumë të mirë para kësaj historie, e cila duket se zgjuar kureshtjen edhe të mafisë Siciliane.

Kjo është konfirmuar nga gazetari i Radio 10, Carlos Monti, i cili tha se ata e kanë pyetur Lopezin nëse ai dëshiron që Icardi të mos luaj më kurrë futboll.

“A dëshiron që të merremi me të? A dëshiron që ai të mos luaj më futboll? Dëshiron të ia këpusim këmbët?”, thuhet në letrën të cilën ia kanë lënë lojtarit te makina, ku edhe ia kanë lënë edhe numrin e telefonit.

Të dy futbollistët nuk kanë folur ende, por Wanda Nara ka thënë se kjo histori është e trilluar nga gazetari.

Komentet
Top