Loading...

Mallrat serbe po ripaketohen në Shkup dhe po hyjnë në Kosovë

Screenshot_20190220-235625-1068x715-696x466.jpg

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, ka deklaruar të mërkurën se mallrat nga Serbia mund të hasen në gjithë Kosovën dhe se ato po arrijnë përmes rrugëve alternative.Ai ka rikujtuar se zyrtarët në Serbi kishin tërhequr vërejtjen për rritjen e kontrabandës menjëherë pasi që Prishtina zyrtare kishte vendosur masën e tarifës doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.Lajiq ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë, se nëse shikohet në veri apo në jug të Kosovës, gjithkund mund të hasen mallrat nga Serbia të cilat mbërrijnë atje përmes rrugëve të ndryshme.

“Ka raste kur gruri ynë shkon në Kroaci, prej atje paketohet dhe transportohet në Kosovë si mall i Kroacisë”, është shprehur Lajiq.Sipas tij një forme tjetër e plasimit të mallrave nga Serbia në Kosovë, është kur ato dërgohen në Maqedoni, ripaketohen dhe shkojnë në tregun e Kosovës si mallra nga Maqedonia.Ai ka përmendur se si pasojë e taksës për tre muaj, Serbia ka humbur 90 milionë euro.Lajiq ka potencuar po ashtu se humbjet për ekonominë e Serbisë do të jenë edhe më të mëdha nëse bizneset e atjeshme e humbin tregun në Kosovë, ngaqë tashmë, sipas tij janë lajmëruar biznese nga Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Hungaria e tjerë, që duan të përfshihen në këtë treg.

Qeveria e Kosovës ka vënë taksë prej 100 për qind në importet e këtyre dy shteteve në nëntor të vitit të kaluar.Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mospezullimi kësaj mase përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media