Loading...

Mamaja ka në dorë inteligjencën e fëmijës, 4 gjërat që duhet të bëjë për të lindur një gjeni

dfalew.jpg

Të gjitha nënat shpresojnë që fëmijët e tyre të bëhen inteligjentë. Dhe pasi fëmija ka lindur, ato fillojnë të provojnë eksplorimet në fusha të ndryshme për t’i dhënë fëmijës ndonjë avantazh të vogël në rrugën për tu bërë një gjeni. Por ajo që shumë nëna nuk e dinë është se ky proç mund të fillojë edhe pa lindur ende vogëlushi. Ka shumë studime që sygjerojnë se bebet mund të jenë në gjëndje të përpunojnë dhe të përvetësojnë informacionin edhe në barkun e nënës. Neuronet e trurit të tyre mund të stimulohen nga aktivitetet e prindërve. Dhe mesa duket këto aktivitete nuk janë shumë të vështira për tu bërë. Për t’i dhënë gjeniut tuaj të vogël një avantazh pa lindur ende, mjaftoni të bëni këto gjëra.

Ushtrohuni fizikisht gjatë shtatzanisë

Nënat që ushtrohen në shtatzani kanë mundësinë të zhvillojnë plaçentë më të madhe, me kapacitet më të lartë për transportin e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese, shpjegon Helene Byrne, themeluesja e BeFit-Mom.com. Kjo gjë përmirëson shëndetin e përgjithshëm të bebit dhe gjithashtu trurin e tij. Studimet tregojnë se nënat që ushtrohen rregullisht gjatë shtatzanisë, sidomos gjatë 20 javëve të para, periudhë kur plaçenta vazhdon të rritet, lindin bebe me aktivitet më të lartë nervor.

Merrni vitaminat e duhura gjatë shtatzanisë

Vitaminat që merren gjatë shtatzanisë jo vetëm që parandalojnë defektet gjenetike por përmirësojnë dhe trurin e bebit. Një studim madje ka zbuluar se nënat që nuk i marrin vitaminat gjatë shtatzanisë kanë 2 herë më shumë mundësi të lindin një fëmijë autik se nënat që i marrin rregullisht ato.

Hani peshk

Peshku është i pasur me 2 përbërës kryesorë të cilët janë të njohur për përmirësimin e zhvillimit të trurit, acidet yndyrore omega-3 dhe DHA. Një studim ka zbuluar se bebet që kishin nivel të lartë të DHA në lindje dolën më mirë në testin e aftësive njohëse.

Lexoni dhe bisedoni me bebin

Nëse ju i lexoni apo thjesht i tregoni bebit për ditën tuaj, ju jeni duke i mësuar atij fjalë të reja me të cilat do të mbushë memorien e tij. Kjo gjë do t’i japë atij një avantazh në të folur dhe në zhvillimin e një fjalori më të pasur. Muzika është një tjetër mënyrë për t’i dhënë bebit një shtysë në këtë drejtim.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media