Loading...

Mamaja kryen marrëdhënie seksuale me të dashurin e vajzës

0193.jpg

Kalye është një vajzë e moshës 26 vjeçare e cila është tradhtuar në një mënyrë që vështirë se do ta harrojë. Nëna e saj ka pasur marrëdhënie seksuale për rreth dy vjet me të dashurin e vajzës, i cili do të martohej me të.

Është një tradhti e dyfishtë dhe e vështirë për tu besuar. Edhe pse kishin gjetur njëri-tjetrin nëpërmjet një rrjet takimesh online, mes Kalye e Dean dukej se çdo gjë shkonte më së miri. “Me të ndihesha si në qiellin e shtatë. Momentet më të bukura të jetës sime kanë qenë ato të bashkëjetesës me Dean. Dy-tre javë pasi bashkëjetonim, zbulova se kisha ngelur shtatzënë. Ndjeja se kisha gjithçka që doja. Kisha një partner që me donte e më respektonte dhe prisja një fëmijë. Pra dukej sikur çdo gjë ishte siç duhej”,- ka thënë Kalye.

Ajo ka shtuar: “Ai më telefononte në çdo moment të ditës. Më pyeste se ku isha ndërsa vetë e kalonte pjesën më të madhe të ditës jashtë e unë nuk ia kisha idenë se ku shkonte. Mamaja ime ndikonte në mënyrë të pabesueshme tek ai. Një natë u zgjova vonë për të marrë ujë në kuzhinë dhe i gjeta bashkë në një divan. Kur i pyeta se çfarë po bënin, mu përgjigjën se kishin vënë një disk për të parë një film”. Ajo thotë se e ëma dhe i shoqi u munduan ta gënjenin duke e justifikuar veprimin e tyre me supozimin se Kalye ishte shumë e stresuar kohët e fundit për shkak të lindjes së fëmijës, por ajo nuk i besoi dhe i ndoqi të dy nga shtëpia. “Më kërkoi ti jepja një mundësi të dytë dhe ia dhashë”,- deklaron ajo ndërsa shton se kishte lexuar një mesazh në telefonin e nënës së saj, i cili thoshte: “Do ta bëjmë sot”.

Sipas vajzës, ajo duhej të shkonte në palestër atë ditë, por u fsheh dhe nuk shkoi. “Pas gjysmë ore u ktheva në shtëpi dhe i gjeta të dy bashkë teksa bënin seks në dush. Nuk mund ta besoja atë që po shikoja. Nëna ime ishte shoqja ime më e mirë, por tani që kam humbur besimin, ajo ngelet vetëm një kujtim i largët në jetën time”,- ka thënë Kalye.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media