Manchester United kërkon tre yje

0118.jpg

Manchester United pritet të përforcohet shumë në verë, dhe mediet në ishull kanë zbuluar edhe tre emra të tjerë të cilët mund të përfundojnë në “Old Trafford”.

Futbollisti i Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan, pastaj ai i Athletic Bilbaos, Aymeric Laportes dhe sulmuesi i Aston Villas, Christian Benteke e përbejnë listën e re të skuadrës së Luis Van Gaal.

Transferimi i mesfushorit Gundogan nuk duket i vështir për faktin se kontrata e tij përfundon vitin tjetër dhe lojtari është i gatshëm të largohet. Ndërkohe për dy të tjerët United mund t’i bind klubet më oferta të majme.

Komentet

Leave a Reply

Top