Loading...

Manchesteri vazhdon serinë e fitoreve – VIDEO

auto_RVP1418075361.jpg

Manchester United përfundimisht i ka dhënë fund krizës së rezultateve në Premierligë.

Skuadra e menaxherit Louis van Gaal shënoi fitoren e pestë të njëpasnjëshme duke mposhtur në udhëtim Southamptonin me rezultat 2:1.

Hero i ndeshjes për “Red Devils” ishte Robin van Persie i cili realizoi të dy golat për skuadrën e tij.

Kurse, pas gjysmë ore lojë, Southampton e barazoi përkohësisht rezultatin me golin e italianit Graziano Pelle. Por, Van Persie shënoi atë që ishte goli vendimtar i ndeshjes në minutën e 71-të, për fitoren e re të Unitedit.

Ekipi i Van Gaalit është ngjitur në pozitën e tretë me 28 pikë, pesë më pak se Manchester City që është i dyti dhe tetë më pak se lideri Chelsea.

Komentet
Top