Manual për kurva

edison_ypi.jpg

Shkruan: Edison Ypi

Që ta di çfarë këshille të jap, duhet të di çfarë kurve je.
Ta zemë se je stërkurvë, lavire, rruspie, baxhellë. Në këtë rast, ta bësh gjoksin sa të lopës, t’i frysh buzët si idh, ti bësh dhëmbët sa të kalit, të veshësh në behar një kanotjere që shpatullat nga mbrapa të duken si ythë, t’i thuash babit “ik o idiot”, t’i klithësh mamit “qepe moj shtrigë”, të mos lexosh kurrë një libër, pra nëse je kurvë që i ke thyer të gjitha këto rekorde, e vetmja këshillë është të gjesh shpejteshpejt ndonjë nga budallenjtë e shumtë ta marrësh për burrë.
Tjetër kurvë është kurva mediatike. Nëse je karaputanë gazete ose reviste, mos rresht së ngrituri në qiell laviret e çfardolloji, rrace, krahine, ideje. Kushtoju bushtrave që paguajnë faqet e para me ngjyra të fotoshopuara ku nga 50 të duken 23. Numërojua një nga një dashnorët, partnerët, tekat, veset, prirjet, perversitetet.
Nëse je kurvë televizive, përdore video-kuvllëkun me zotësinë e duhur. Hiqu sikur nuk e ke sa të tjerat por nga kërthiza te kurrizi në formë harku. Fto në studio hajdutët më të mëdhenj të pushtetit, politikës, biznesit, me të cilët mund të bësh kombinime interesi nga më të leverdisshmet. Me fukarenjtë s’ke punë, nga ata s’del gjë.
Po je kurvë e Shoqërisë Civile kaloje kohën nëpër konferenca, sympoziume, restorante. Hiqu sikur je me të dobtit, me të pambrojturit, me fukarenjtë, dhe nga ana tjetër thur dhe zbato strategjira si të vjedhësh të paktën 95 % të fondeve kushtuar atyre.
Kurva e kurvave, maksikurva, superkurva, hyperkurva, kurva politike, s’ka nevojë për këshilla se kurvllëqet i di vetë.
Kurva e zakonëshme, ose kurva ordinere, për shkak të numurit të madh dhe në rritje të kësaj lloj kurve si dhe laryshisë marramendëse që e karakterizon; e re, e vjetër, e bukur, e pabukur, amatore, profesioniste, me ose pa patentë kurvlliku, kurva ordinere është më e vështira për ti dhënë këshilla. Megjithatë, ta zemë se e jeni njohur diku ose në Fejsbuk, dhe po rrini në kafene. Ti kurvë ai budalla, keni gjysëm ore që s’nisni dot asnjë muhabet. Ti, duke mos qënë budallaqe por kurvë, mos ja vër në dukje që merret me celularin dhe jo me kurvën, pra jo me ty. Ruaj gjakftohtësinë. Këto situata nuk përballohen me ngutje, por vetëm me mendjemprehtësi kuvërore. Se tani po e merr në celular atë një tjetër si ty, pas pak do të marri në celular ty një tjetër si ai. Duke u marrë gjithë kohën me zile dhe celulara, do ju përpijë heshtja të dyve. S’ësht problem. S’ka kohë më të përshtatëshme se heshtja për ta kqyrur mirë e mirë njëri-tjetrin si lopa-lopin. Nëse do ndodhi që ndër fjalët e pakëta me kokërruarin do përmendet Shqipëria, bëj shumë kujdes, se të merr për kurvë katunare, prandaj urgjent degdise muhabetin në Itali, Francë, Amerikë, Gjermani. Ku jetohet mirë, ka shkolla të mira, ushqime të shëndetëshme, shoqëri për së mbari, punë të lehta që paguhen sa s’ta merr mendja. Nuk është çudi që në ndonjë moment të të thotë edhe “kurvë”. Jo për ofendim por sepse ashtu i duken të gjitha. Nëse kjo do ndodhi, thuaji se sot në demokraci nuk ka “goca të mira”, “goca të këqia”, “goca të bukura”, “goca të pabukura”, goca kështu e goca ashtu, as “çuna të mirë”, “çuna të këqinj” etj., por ka vetëm “goca të mira dhe kurva”, “kurvarë dhe çuna të mirë”. Me fjalë të tjera, ndërsa në diktaturë kishim më tepër kurva se goca të mira, në Demokraci kemi më tepër goca të mira se kurva. Edhe atëhere edhe tani ka pasur dhe ka “çuna të mirë” që vdesin për kurva dhe kurvarë që vdesin për “goca të mira”, sa dhe “goca të mira” që ngordhin për kurvarë dhe kurva që lënë kokën për “çuna të mirë”. Ky lëmsh çunash, gocash, kurvash, kurvarësh, zbërthen enigmën pse edhe atëhere edhe tani nga martesat e shqiptarëve dalin me shumicë bastarda. Nga ky qartësim ai nuk do kuptojë asgjë. Ç’rëndësi ka kupton a s’kupton një dashnor kurve. Rëndësi të iki dita e kafenesë të vijë nata e krevatit.
Nëse këto këshilla për kurva ti e dashur lexuese nuk i zbaton dot, madje as nuk i kupton fare, çështja ndryshon rrënjësisht. S’të ndihmon dot asnjë asnjë manual. Bëj të vetmen gjë që në vendin e kurvave dhe kurvarëve një femre për së mbari i lejohet. Ngjitu në Qiell duke u hedhur nga një grataçiel.

Komentet
Top