Maqedoni: Mungesa e debatit për ligjet, cenon demokracinë

0180.jpg

Miratimi i ligjeve pa debat publik apo me debate sipërfaqësore, ku si zgjidhje ofrohet vetëm se një model, i cili miratohet pavarësisht kritikave të shumta, dëshmon për mungesën jo vetëm të gatishmërisë për të ofruar zgjidhje të pranueshme për qytetarët, por edhe tendencën që me çdo kusht të pranohet vetëm se ajo që servohet nga pushteti.

Kështu njohës të çeshtjeve ligjore dhe personalitete të njohura, komentojnë debatet e fundit qoftë për propozim stemën e re, apo edhe për reformat në arsim të cilët qeveria synon ti miratoj pavarëisht kritikave të shumta në opinion.

“Maqedonia jo vetëm që ka humbur sensin e elementit demokratik, qoftë nga propozimi i ligjeve, qoftë nga elementet e debatimit për arsyje sepse çdo ligj që sillet duhet të sillet në emër të qytetarëve të Maqedonisë. Por, qeveria dhe organet tjera jo vetëm që nuk shqyrtojnë mënyrat se sa ai ligj do të jetë i suksesshëm, por ajo ka humbur edhe sensin për gjendjen reale dhe atë që njihet si aspekti procedural“, thotë Bashkim Selmani, njohës i çështjeve politike dhe ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Ai duke u ndalur në ligjin për propozim stemën e re, thotë se pushteti e ka sjell opinionin para aktit të kryer me vet faktin se ka ofruar vetëm një model për miratim, i cili nuk do të pësoj ndryshime pavarësisht kundërshtimeve të shumta në opinion.

“Mjafton të përmendim vetëm një rast që konsideroj se është adekuat, atë për propozim stemën e re të Maqedonisë dhe që ka shkaktuar reagime edhe nga vet qytetarët. Qeveria ka propozuar një stemë dhe kërkon që e njejta që miratohet, veprim ky që është në kundërshtim me parimet e demokracisë për shkak se gjatë propozim ligji duhet të ofrohen zgjidhje apo modele të ndryshme që të zgjidhet një që do të jetë më e përshtatshme për qyteratët. Pra, në debatin publik njëra nga këto zgjidhje, do të merr kahjen e duhur që do të jetë e kapshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë“, thotë Selmani.

Sllobodan Unkovski, regjisor i njohur maqedonas, thotë në Maqedoni jo vetëm se ligjet, por gjithçka e madje edhe jeta private e njerëzve tentohet të kontrollohet nga pushteti. Sipas tij, demokracia në Maqedoni është në nivelin më të ulët të saj që nga vendosja e pluralizimit.

“Kjo tregon gjendjen maniakale të atyre që e udhëheqin shtetin, pra nuk kemi të bëjmë me një gjendje normale, pushteti dëshiron të kontrolloj gjithçka, deri në fund, gjithçka duhet të jetë ashtu si ai mendon, për gjithçka të vendoset në një vend. Me veprimet e fundit pushteti sikur dëshiron të ndryshoj edhe ajrin që thithim, pra edhe ai të merret sipas shijes së tij“, thotë Sllobodan Unkovski.

Megjithatë ai beson në lëvizjet e fundit studentore, në protestat e tyre për të ndryshuar gjendjen sa i përket vendimarrjes, apo marrjes në kosnideratë edhe të mendimit të atyre për të cilët miratohen apo ndryshohen ligjet.

Ish ministri i arsimit, Nenad Novkovski, thotë se me vendimin për të ndryshuar ligjin e arsimit të lartë, qeveria ka tejkaluar vetveten. Ai vlerëson se ndryshimet janë rëdënsishme dhe nuk mund të miratohen pa konsultime të gjithanashme.

“Qëllimi është që të arrihet një kontroll i plotë mbi tërë shoqërinë, që në rastin e arsimit të lartë do të jetë shumë i komplikuar dhe i dëmshëm jo vetëm për studentët por edhe më gjërë. Është e qartë se pushteti tani më ka shkeluar autonominë universitare. Mundon debati, mungojnë konsultimet, vendimet sillen në mënyrë arbitare. E gjithë kjo shkakton rrëmujë, pra, mungesa e kualitetit në arsimin e lartë nuk vjen nga sistemi i keq arsimor, por nga përzierja e tepruar e shtetit jo vetëm në këtë, por edhe në sfera tjera“, thotë Novkovski.

Drejtuesit e ministrive që janë bartëse të ndryshimeve thonë se ligjeve miratohen në bazë të procedurave të përcaktuara. Fillimisht për to ka debate publike ndërsa pas përfundimit të tyre, qeveria sërish debaton për vërejtjet e paraqitura dhe vetëm më pas ligji dërgohet për miratim në formën e propozimit në Kuvend./Rel

Komentet

One thought on “Maqedoni: Mungesa e debatit për ligjet, cenon demokracinë”

  1. dardan says:

    Me sa e kam pare keto dy jave gjithe studentet e Univerzitetit te Tetoves, Shtulit dhe mbi 15000 student Maqedon i thane JO provimit shteteror ndersa keta e votuan ligjin per Provim shteteror !
    Dhe a patet rast dje ta shifni ne mbledhjen e Qeverise si kalonin projektet per pjeset Maqedone dhe projektet Maqedone pa asnje problem , ndersa per Shqiptaret asnje gje !
    Shtrohet pyetja cka bejne aty ministrat shqiptare ?
    A vetem per te i votuar projektet Maqedone !!!…

Leave a Reply

Top