Maqedoni: Prej nesër do të dënoheni nëse…

0-116.jpg

Në qoftë se nuk respektohen rregullat për përdorim dhe mbajtje të pajisjes dimërore në automjete, të cilët janë paraparë në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, çdo shoferi që vepron në kundërshtim me dispozitat do t’i jepet urdhër-pagesë me gjobë në vlerë prej 45 euro në kundërvlerë të denarit, gjegjësisht do t’i regjistrohen 25 pikë negative, përkujtojnë nga Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë (KRSKRR).

Detyrimi për mbajtje të pajisjeve dimërore nëpër automjete do të vlejë nga 15 nëntori i vitit 2017, ndërsa do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018.

Nëpunësi policor, sipas dispozitave ligjore, do t’i urdhërojë shoferit ta ndalë lëvizjen e mëtejshme të automjetit nëse nuk vepron sipas shenjës në komunikacion për mbajtje të obligueshme dhe përdorimit të pajisjes dimërore.

Gjithashtu, nëpunësi policor mund t’i urdhërojë shoferit ta ndalë lëvizjen e mëtejshme edhe atëherë kur nuk ekziston shenjë komunikacioni për mbajtje të obligueshme të pajisjes dimërore, nëse kushtet dimërore në rrugë nuk mundësojnë zhvillim të papengueshëm dhe të sigurt të komunikacionit, gjegjësisht nëpunësi policor mund t’i urdhërojë shoferit që detyrimisht ta vendosë pajisjen dimërore në automjet.

Autobusët dhe automjetet e tjera transportuese, të cilat për shkaqe teknike nuk mund të vendosin zinxhirë për borë në rrotat lëvizëse të makinës duhet të kenë goma dimri dhe mjet dore – lopatë.

Nga KRSKRR sqarojnë se goma dimri janë ato të cilat në njërën anë të tyre kanë shenjën: „МЅ“, „М+Ѕ“, „М&Ѕ“ dhe shenjën fjollës së dëborës.

Gjithashtu nga KRSKRR apelojnë tek shoferët që t’i mbajnë dhe t’i përdorin pajisjet dimërore për automjetet e veta, siç thonë për vozitje të sigurt me automjet dhe arritje të sigurt dhe të papenguar në destinacionin e dëshiruar.

Komentet
Top