Loading...

Maqedonia morri rekomandim të pastër për në BE

mogerini-777x437.jpg

Komisioni Evropian rekomandoi zyrtarisht hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë. Brukseli vlerësoi pozitivisht progresin e arritur në zbatimin e reformave urgjente prioritare megjithëse nënvizoi se ende punë duhet bërë në sferat kyçe të lidhura me funksionim e shtetit ligjor.

Sot komisioni rekomandon që Këshillit të hap negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë….Ky është proces për thellimin e reformave që duhet të vazhdojë në të gjitha fushat, nga të gjitha shtetet partnere, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut, institucione demokratike, administratën publike, demokracinë si dhe zhvillimin ekonomik dhe fusha tjera ku kemi vërejtur mangësi. Shtetet duhet të sigurojnë se reformat do të zbatohen në mënyrën e duhur dhe demonstrojnë rezultate konkrete, jo sepse Brukseli kërkon por sepse njerëzit e rajonit presin nga institucionet dhe liderët e tyre – deklaroi Federika Mogerini, Përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri.

Për komisionerin Han thelbësore është që vendi të vazhdojë zbatimin e reformave dhe angazhohet në zgjidhjen e çështjes së emrit.

Përpjekjet për reformat duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen, veçanërisht rreth çështjeve që kanë të bëjnë me administratën publike, gjyqësorin dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në raport më gjyqësorin, me rëndësi është të bëhet vlerësimi i gjykatësve dhe prokurorëve –  tha Johanes Han, komisioner evropian për zgjerim.

Në raportin e progresit ndër të tjera theksohet se qeveria e re e orientuar nga reformat është angazhuar në adresimin e shtetit të kapur. Sa iu përket marrëdhënieve ndëretnike edhe pse janë të ndjeshme raporti thekson se situata ka qenë përgjithësisht e qetë. Raporti gjithashtu vlerëson se:

Fushat kryesore në të cilat fokusohet raporti :

  • Shteti është i përgatitur mesatarisht me reformat në administratën publike
  • Sistemi gjyqësor ka arritur njëfarë niveli të përgatitjes dhe është arritur progres i mirë
  • Zyra e Prokurorisë Speciale ballafaqohet me më pak obstruksione nga gjykatësit, duke lejuar të punojë në mënyrë më efikase
  • Sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vendi ka arritur njëfarë niveli të përgatitjes
  • Sa i përket lirisë së shprehjes, shteti ka arritur njëfarë niveli të përgatitjes dhe ka bërë progres të mirë, përmes përmirësimit të klimës për mediat dhe presionit të ulur ndaj gazetarëve. Vendi duhet të adresojë sfidat e mbetura përfshirë reformat në shërbimin publik
  • Hapa vendimtare janë bërë për përmirësimin e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore, përfshirë marrëveshjen bilaterale me Bullgarinë. “Çështja e emrit” duhet të zgjidhet urgjentisht

Komisioneri Han dhe shefja e diplomacisë Mogerini vlerësimet rreth raportit pritet ti bëjnë edhe gjatë takimeve me krerët politik në Shkup nesër dhe pasnesër.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media