Maradona takohet me referin që ia pranoi golin me dorë – VIDEO

0106.jpg

Diego Maradona ka përqafuar arbitrin që i pranoi atij golin me dorë në Botërorin e vitit 1986 dhe i dhuroi një fanellë të Argjentinës të firmosur nga ai, kur të dy u takuan në Tunizi këtë javë, raportojnë mediumet lokale.

Goli në çerekfinale të Botërorit kundër Anglisë në Mexico City mori famë edhe më të keqe, kur argjentinasi shtatshkurtër që shënoi përmbi portierin e Anglisë, Peter Shilton me grusht, tha se goli u shënua nga “Dora e Zotit”.

Arbitri nga Tunizia, Ali Bennaceur dështoi të vërente lojën me dorë dhe i pranoi golin megjithë protestat e ashpra nga lojtarët e Anglisë, duke nxitur në debat, që ende vazhdon edhe sot, për aktivizimin e referëve nga shtetet e vogla në ndeshjet e mëdha.

Të dy ndanë dhurata para kamerave kur u takuan në Tunis të hënën, ku Bennaceur i dhuroi ish-kapitenit të Argjentinës një fotografi në ram në të cilën shihej ai, Maradona dhe Shiltoni, që ishte kapiten i Anglisë, duke pozuar para ndeshjes në stadiumin “Azteca”.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top