Loading...

Masakër në Elbasan, 3 të vrarë e shumë të plagosur – FOTO

14545300081copy.jpg

( Plotësuar ) – Të paktën 3 persona kanë vdekur dhe 6 të tjerë janë plagosur rëndë në një përleshje të armatosur të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit.

Burime policore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në zonën periferike të Krastës, pranë stadiumit “Elbasan Arena”. Disa persona kanë hapur zjarr me armë automatike në drejtim të lokalit, ku për pasojë dy persona kanë gjetur vdekjen dhe 5 të tjerë janë plagosur.

Identiteti i viktimave nuk bëhet ende me dije, ndërkohë që forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bllokuar qarkullimin përgjatë gjithë aksit Elbasan-Librazhd si dhe janë ngritur postblloqe në rrugët e tjera dalëse të qytetit.

Ndërkohë, raportohet se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka urdhëruar dërgimin e forcave speciale drejt Elbasanit.

Pesë personat e plagosur, që të gjithë në gjendje të rëndë, janë nisur me helikopter drejt Tiranës, për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.

Nga hetimet paraprake të uniformave blu dyshohet që ngjarja të jetë një larje hesapesh mes grupesh rivale.

12651352_1091094127589457_589754525910526061_n

1454528947elbasanvrasja

elbasan2

Ora 20:30 Detaje të reja vijnë nga qyteti i Elbasanit ku disa breshëri kallashnikovi janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Dëshmitarë kanë treguar se dyshohet se janë disa persona të plagosur nga ngjarja, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa autoambulanca.

Të tjera burime thanë se, personat që kanë qëlluar kanë qenë të veshur si policë.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media