Loading...

Mashtrohet Rita Ora, i vjedhin një shumë të madhe parash

8395938-6581067-Rita_Ora_sent_pulses_racing_in_an_extreme_plunging_black_after_r-a-27_1547201493390.jpg

Këngëtarja Rita Ora është një prej viktimave të mashtrimit, prej 3.4 milionë paund.

Autor i mashtrimit është 37-vjeçari Andrew Munday, një kontabilist që pranoi mashtrimin e klientëve të profilit të lartë, mes tyre dhe të këngëtares me origjinë shqiptare.

Strategjia e tij ishte të synonte personazhet e njohur, ndërsa përdorte paratë nga mashtrimet për të blerë shtëpi.

BBC shkruan se, ngjarja ndodhi gjatë kohës që ai ishte punësuar nga firma e kontabilitetit “Blue Cube Business Ltd”.

Munday u shpall fajtor në gjykatë për nëntë akuza mashtrimi.

Pas rastit, avokati i Rita Orës, Graham Shear tha se një pjesë e mirë e parave që i ishin marrë këngëtares, i ishin kthyer.

Ai i cilësoi veprimet e të akuzuarit si të turpshme.

Një prej viktimave mësohet se është dhe këngëtarja VV Brown, e cila tregoi se e kaloi situatën e vështirë ndërkohë që ishte shtatzënë.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media