Loading...

Maskat e armatosur tmerrojnë qytetarët e Tetovës, ja çka ndodhi sonte

maskat.jpg
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në një market në bllok 77 në bulevardin Iliden në Tetovë, raporton TetovaSot. 
Persona me maska kanë kryer vjedhje në një market në momentin e mbylljes së market duke vjedhur diku rreth 50 mijë denarë nga arka.
“Persona me maska dhe të armatosur sonte diku rreth orës 22 kanë kryer vjedhje në marketin Kipper në Bulelardin Ilinden, dhe kanë vjedhur nga arka diku 50 mijë denarë. Policia ka gjetur maskën në hyrje të një ndertese aty afër” rrëfen qytetari për TetovaSot.
Ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë rrethuar vendin duke kryer edhe inspektimin për të zbardhur gjithçka që lidhet me vjedhjen dhe kapjen e autorëve./TetovaSot/
Komentet
Top