Mbretëresha “e pavdekshme”, disa rekorde të Elizabeth II

mo-4-3.jpg

Sapo ka mbushur 92-vjeçe! Në 66 vitet e saj të sundimit, 13 presidentë amerikanë janë ndryshuar në Shtëpinë e Bardhë

Zgjerohet, me vazhdimin e mbretërimit të saj, lista e rekordeve të Elizabeth II, e cila ka një jetë kaq të gjatë: është e para monarke e Britanisë së Madhe që ka kapërcyer 92 vjetët e ulur (në mënyrë të vendosur) në fronin e Shën Jakobit. Pasuesja e tanishme lidhet me momentin e largët të 1952-ës kur babai Xhorxh VI, mbreti i fitores në Luftën e Dytë Botërore, u nda nga jeta para kohe. Sovrania e tanishme ka kaluar në shtator të vitit 2015 kohëzgjatjen në krye të monarkisë britanike (jemi në kuotën 66 vjet) duke lënë pas figurën kolosale të Mbretëreshës Viktoria.

Edhe më e qëndrueshme – dhe sërish bëhet fjalë për një ndërmarrje të pashembullt, si në shtëpinë Windsor ashtu edhe në të kaluarën e çdo dinastie tjetër të ishullit – martesa e saj me Princ Filipin, në krah të tij si bashkëshorte që nga viti 1947 (katër fëmijët kanë së bashku): për ta, tani, objektiv janë 72 vitet e jetës bashkëshortore.

Ndër rekordet e tjera, BBC nuk mund të mos kujtojë se kurorëzimi i saj ishte i pari që u transmetua dhe shihej nga një publik prej 20 milionë shikuesish në Mbretërinë e Bashkuar. Por, të dhënat e denja për t’u shënuar janë shumë: midis të tjerëve janë 13 kryeministrat e kaluar nga Downing Street nën skeptrin e saj, nga “titaniku” Winston Churchill (në vitin 1952 ai ishte akoma aty) te Theresa May; si dhe shtatë kryepeshkopë (personalitetet më të larta të Kishës Anglikane) dhe shtatë Papët Romakë që arritën në këto gjashtë dekada të bollshme.

Në të njëjtën kohë, 13 presidentë amerikanë janë shkëmbyer në Shtëpinë e Bardhë: nga Harry Truman, që erdhi në pushtet në Uashington kur vajza e mbretit George trashëgoi atë që kishte mbetur nga Perandoria e atëhershme Britanike, deri te Donald Trump, që erdhi pas të riut Barack Obama.

Te kuriozitetet për të përfshihen edhe 130 portrete zyrtare të dedikuara (deri tani) Madhërisë së Saj në 66 vjet me kurorë, 117 vende të vizituara në të gjitha kontinentet e globit dhe miliona milje të përshkuara në këto udhëtime. Ndër të dhënat e shumta, vlen të përmendet një ‘medalje argjendi’: duke qenë se Elizabetha ishte monarkia e dytë britanike që festoi një Jubilee Diamanti (60 vjet në fron, e mbyllur në rastin e saj në vitin 2012, viti olimpik i Londrës) pas mbretëreshës së mëparshme, Viktoria.

Komentet
Loading...
Top