Loading...

Mbretëria e Bashkuara i shet 48 avionë “Typhoon” Arabisë Saudite

41752614_303.jpg

Princi i kurorës së Arabisë Saudite përfundoi vizitën tre ditore në Britaninë e Madhe duke nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 48 aeroplanëve luftarakë. Marrëveshja e aeroplanëve luftarakë është përcjellur nën kritika nga grupi i të drejtave të njeriut.

Britania të premten ka nënshkruar marrëveshjen multi-miliardëshe për shitjen e 48 avionëve luftarakë “Eurofighter Typhoon” Arabisë Saudite, pavarësisht kritikave që i ka bërë luftës në Jemen.

“Qëllimi i memorandumit” për blerjen e avionëve vjen pasi princi i kurorës saudite Mohammed bin Salman qëndroi për një vizitë tre ditore në Britaninë e Madhe.

“Vizita e princit të kurorës ka hapur një kapitull të ri të një ‘lidhje historike’ për dyja vendet,” tha sekretari i mbrojtjes së Britanisë, Gavin Williamson, raporton “DW”, transmeton Periskopi.

“Ne kemi bërë një hap para në finalizimin e marrëveshjes për avionët Typhoon për të rritur sigurinë në Lindjen e Mesme dhe për të shtyrë përpara industrinë britanike dhe sektorin ajror,” shtoi ai.

Prodhuesit e pajisjeve ushtarake “BAE Systems” do të kryejnë marrëveshjen potencialisht fitimprurëse, e cila është diskutuar për disa vite.

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët që po i lufton rebelët Houthi në Jemen që prej vitit 2015, grupet për të drejtat e njeriut kanë kritikuar marrëveshjen për rritjen e mundshme të krimeve të luftës.

“Nëse arrihet kjo marrëveshje e turpshme do të festohet në pallatet e Rijadit dhe nga kompanitë e armëve që do të përfitojnë prej saj, por do të thotë shkatërrim edhe më i madh për popullin e Jemenit,” tha Andrew Smith i fushatës kundër tregtisë së armëve.

“Human Rights Watch” ka dokumentuar raste të shumta për përfshirjen e avionëve luftarakë duke sulmuar me bomba objektivat civile dhe infrastrukurën e Jemenit.

Komentet
Top