Loading...

Mbyllen tre bastore në Tetovë

kladilnica-fi.jpg

Policia e Tetovës në koordinim me Drejtorinë për të Ardhura Publike të enjten pasdite ka realizuar aksion në tre bastore sportive, një në Tetovë dhe dy në Saraqinë. Me këtë rast, sipas policisë, është konstatuar se tre bastoret sportive, të përfshira në kontroll kanë organizuar lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin për lojëra të fatit, ndërsa bastorja e tretë është mbyllur. “Mangësitë e konstatuara janë sanksionuar me dënim në të holla deri në 1000 euro dhe përkohësisht janë mbyllur në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Krahas kësaj, në dy bastore janë marrë edhe 9 lloje të ndryshme të televizorëve, katër kompjuterë, po aq monitorë, 6 printer dhe mbi 13 mijë denarë. Aksioni i ditës së enjte është në kuadër të aktiviteteve të SPB-së në Tetovë për pengimin dhe sanksionimin ligjor të funksionimit joligjorë të bastoreve sportive në Tetovë”, njofton Policia e Tetovës. Ndryshe, gjatë muajve maj, qershor dhe korrik, në rajonin e Pollogut në koordinim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, janë përfshirë gjithsej 20 bastore sportive, në Tetovë 15 dhe 5 në Gostivar, ku janë konfiskuar 50 televizorë, 40 kompjuterë, 40 printerë dhe pajisje tjetër adekuate për këtë veprimtari.

Komentet

Leave a Reply

Top