Loading...

Mbyllja e basteve/ Rreth 700 milionë euro do të spostohen nga kumarhanet në ekonomitë familjare

bastore-750x430.jpg

Janë rreth 700 milionë euro që do të spostohen nga kumarhanet në ekonomi.

“Për mbylljen e kazinove dhe basteve kemi punuar disa muaj dhe kemi bërë një studim ekonomik e social”, – tha sot Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste televizive.

Edhe pse vendimi për mbylljen e pikave të basteve ishte i menjëhershëm, Rama deklaroi se për këtë ka pasur një studim.

I ftuar në një studio televizive, Rama tha se kjo ishte një masë për të bërë një spostim masiv të parasë nga bastet, në ekonomitë familjare.

“Është e vërtetë që e nxorëm menjëherë këtë vendim, por kemi punuar disa muaj dhe kemi bërë studim ekonomik e social, sepse nëse do ta kishim hapur 3 muaj më parë do të kishim vetëm baltën më shpejt”, – tha Rama.

Komentet
Top