Më në fund fiton Interi

auto_inter1518364778.jpg

Pas tetë ndeshjeve rresht pa fitore, Interi më në fund ka marrë tri pikë nga një ndeshje.

Skuadra nga Milano ka fituar 2 me 1 ndaj Bolognas, në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A.

Eder dhe Yann Karamoah realizuan dy golat për fitoren e Interit, teksa Rodrigo Palacio shënoi për mysafirët.

Deri në fund Bologna mbeti me dy lojtarë më pak pas përjashtimit të Mbayes dhe Masinas.

Interi tani ka 48 pikë në tabelë në pozitën e tretë. Megjithatë mbetet larg dy pozitave të para që mbahen nga Napoli dhe Juve të cilat kanë nga 63, përkatësisht 62 pikë.

Komentet
Loading...
Top