Më shumë ide dhe fantazi, ja si ndryshon Interi pas janarit

inter1.jpg

Me transferimin e mundshëm të Rafinjës në Milano, Spaleti është i detyruar të ndryshojë formacionin për t’i dhënë hapësira mesfushorit brazilian. Lëvizja më logjike do të ishte aktivizimi i tij pas sulmuesit Ikardi, çka do të sillte pozicionimin e Borha Valeros përpara mbrojtjes bashkë me Vesinon në formacionin 4-2-3-1.

Por, nëse Interi do të afrojë një tjetër mesfushor, atëherë Spaletit do t’i lindte detyra që të krijonte një tjetër skemë për të arritur objektivin për ta rikthyer Interin në Ligën e Kampionëve. Moduli 4-3-3 do të ishte ideali për një skuadër që ka në organikën e saj shumë mesfushorë.

Nëse do të transferohej edhe Ramirez, atëherë ai do të krijonte repart me Vesinon dhe Valeron. Në këtë moment, Rafinja do të spostohej në krah dhe do të kishte një duel me Kandrevën, ose Perisiçin, i cili kohët e fundit e ka ulur rendimentin e tij në fushën e lojës.

Komentet
Top