Loading...

Më shumë se 3.000 persona nënshkruajn, kërkojnë dorëheqjen e anëtarëve të KSHZ

KSHZ-15-DHJETOR-780x439.jpg

Më shumë se 3.000 persona kanë nënshkruajt peticionin online me të cilin kërkohet dorëheqja e anëtarëve të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) pasi që ju dolën në shesh bonuset marramendëse që ata kanë pranuar, përcjell ShqipMedia.

“Kërkojmë dorëheqje nga nëntë anëtarët e KSHZ-së për shkak të sjelljes joetike dhe shkeljes së “Parimeve të punës” të publikuara në vetë ueb-faqen e KSHZ-së, që ndër të tjera përfshin: “Vazhdimist kryejmë vetë-vlerësim për shkak se duam që vazhdimisht ta përparojmë punën tonë dhe çdo cikël të ardhshëm zgjedhor të jetë më i mirë nga ai paraprak. Njëkohësisht, e rrisim efiaksitetin, e kryejmë punën me më pak mund, rrisim efektivitetin me çka i zvogëlojmë harxhimet për punën tonë”, thuhet në peticion.

Gjatë këtyre ditëve në publik dolën informata se paga mujore e anëtarëve të KSHZ-së lëviz prej 60.000 deri më 70.000 denarë dhe se gjatë 18 mujave të kaluar, në tre raste, kanë ndarë gjithsej 12 paga shtesë./ShqipMedia

Ky është linku i peticionit online:

https://www.change.org/p/оставка-на-дик

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media