Loading...

Me smogun e Kinës mund të krijohen edhe tulla – FOTO dhe VIDEO

021.jpg

Rreth 4 mijë persona vdesin çdo ditë nga ajri i ndotur në Kinë. Situata është më alarmante në veri të Kinës, për të cilën u diskutua edhe në samitin e ditëve të fundit të Klimës të mbajtur në Paris, ku të pranishëm ishin të gjithë liderët botërorë.

Thirrjeve ndërgjegjësuese nga samiti i Klimës i është shtuar edhe nisma e ndërmarrë nga aktivisti Wang Renzheng, i cili për gati 100 ditë radhazi ka përdorur një fshesë korrenti të modifikuar, duke thithur ajrin e Pekinit dhe në fund me smogun e mbledhur ka krijuar një…tullë.

Wang thotë se me këtë nismë synon të ndërgjegjësojë njerëzit për nivelin e lartë të ndotjes që mbizotëron në ditët e sotme, në shumë qytete të Kinës.

“Unë dua t’i vë në dukje njerëzve këtë absurditet. Unë dua që njerëzit të shohin se ne nuk mund ta shmangim ose ta injorojmë këtë problem dhe se duhet të ndërmerren hapa konkrete për ta luftuar atë”, shprehet Wang Renzheng.

Ndotja në Kinë është në nivele 40 herë më të larta se normat e publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

FOTO:
0

0a

0b

0c


VIDEO:

A Chinese Artist Vacuumed Beijing's Air For 100 Days

This artist vacuumed polluted air in China for 100 days — and made a solid brick out of it

Posted by NowThis on Tuesday, December 1, 2015

Komentet

Leave a Reply

Top