Loading...

Medalje ari në xhudo, Kosova shkëlqen në “Tashkent 2018”

Dora-xhudo.jpg

Në turneun e Tashkentit këtë muaj, delegacioni i Kosovës ka regjistruar rezultate mbresëlënëse në xhudo.

Favoritja kryesore në disiplinën e saj, Majlinda Kelmendi nuk i zhgënjeu parashikimet, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit në finalen e peshave deri në 52 kilogramë. Në “Grand Prix”, që po mbahet në Uzbekistan, Kelmendi ka mposhtur me “Ippon” xhudisten nga Zvicra, Evelin Tshop.

Kosova shkëlqeu në tapet edhe në disiplinën deri në 48 kilogramë, aty ku Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, duke mundur në finale hungarezen Eva Tsernovksi. Sportistja u imponua me meritë në finale, madje la jashtë betejës epike edhe serben, Milia Nikoliç.

Përfaqësuesja e Kosovës ishte pranë një triplete historike në turneun në Tashkent, por vetëm fati i keq i mohoi medaljen e tretë të artë. Nora Gjakova humbi finalen ndaj gjermanes Stroll, në kategorinë deri në 57 kg. Gjakova bëri një paraqitje pozitive, që gjithsesi e kurorëzoi me medaljen e argjendtë.

Komentet
Top