Menaxheri i Shaqirit viziton Interin

xherdan-Shaqiri-e1405771419716-300x180.jpg

Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë emri më i përfolur në merkaton e dimrit.

Nëse largimi nga Bajerni i Mynihut është i sigurt, për t’u vendosur mbetet destinacioni i ardhshëm i sulmuesit me origjinë kosovare.

Për të hedhur më shumë dyshime mbi të të ardhmen e tij mendon vetë futbollisti.

Kur dukej shumë pranë Juventusit, vëllai i Xherdanit në të njëjtën kohë dhe menaxher i tij ka vizituar klubin e Interit.

Sipas mediave italiane, Erdin Shaqiri është takuar me drejtuesit e skuadrës zikaltër, por problem për mbylljen e këtij operacioni në merkato mbeten detajet financiare.

Bajerni i Mynihut kërkon 15 milionë euro për kartonin e futbollistit, ndërsa Interi pretendon një formulë huazimi me opsion blerjen përfundimtare në fund të sezonit.

Në të njëjtën linjë shkon edhe oferta e Juventusit.

Kampionët e Italisë ndjekin prej kohësh Shaqirin, por nuk kanë arritur të bindin klubin bavarez, megjithëse vetë lojtarin e tërheq mundësia për të luajtur me këtë skuadër.

Në një kohë që Interi dhe Juventusi vazhdojnë garën mes tyre duhet të bëjnë kujdes edhe nga Liverpuli.

Klubi anglez është kthyer bindshëm dhe sipas mediave lokale është i vetmi për momentin i gatshëm për të plotësuar kërkesat financiare të Bajernit të Mynihut.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top