Loading...

Menduh Thaçi flet për Ahmetin, opozitën dhe vendimin e fundit të Ivanovit

IMG_2385-640x480.jpg

Lideri i PDSH-së, Mendu Thaci deklaroi se, vendimit i presidentit Gjorgje Ivanov është një absurditet përmes të cilit suspendohet sistemi juridik në Maqedoni, “E them më vjen mirë, për faktin se me këto vendimet lidershipi maqedonas po e bind bashkësinë ndërkombëtare se nuk duan të ndërtojnë shtet demokratik, multietnik, të gatshmëm për hyrje në NATO dhe BE”, deklaroi Thaci.

Sipas tij, ky vendimet, por edhe vendimet e mëparshme do të jenë me pasoja për të ardhmen e Maqedonisë.

“Fatkeqësisht me këso vendime për 30 vite me radhë shqiptarët janë dënuar individualisht dhe kolektivisht me dënime të larta drakonike. Këto vendime shqiptarët moti kohë i ka përjetuar rëndë në kurrizin e tyre”, theksoi Thaci në Tv21.

Duke folur për bashkim apo unifikim me partitë e tjera opozitare ai tha se është i hapur për këtë, por sipas tij, partitë e tjera duhet të njohin ate parti që ka legjitimitet me vota të fituara në zgjedhje dhe që siç tha ai duhet të dihet se kush është “baba” në këtë rast.
Ai theksoi se pret zhvillime dramatike, të cilat mund të eskalojnë nëse nuk kemi një reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media