Menduh Thaçi kërkoi ndihmë politike nga Haradinaj

20150312131859491646.jpg

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim të enjten liderin e PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçin, ndërsa ky i fundit është përkujdesur që të kërkoj nga nikoqiri edhe ndihmë politike.

Thaçi ka kërkuar nga Haradinaj të ndihmojnë që kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni të pranohen nga ndërkombëtarët.

“Është shumë e rëndësishme për PDSH-në, por edhe për shqiptarët e Maqedonisë që të kemi një komunikim real me drejtuesit në Kosovë nga dy aspekte. Në aspektin e parë shqiptarët e Maqedonisë duhet të jenë të mirëinformuar për situatat politike në mënyrë që në veprimet tona mos të bëjmë gabime. E, arsyeja e dytë që takova Haradinajn ishte pse ne po kërkojmë ndihmë së pari te aleati jonë AAK-ja, që të na ndihmojë që kërkesat politike të shqiptarëve të Maqedonisë të bëhen sa më të pranueshme te faktori ndërkombëtar”, ka thënë Thaçi, derisa kërkesën e shqiptarëve në shtetin fqinj për ndarjen e drejtë të buxhetit të shtetit e ka quajtur shumë të thjeshtë dhe të realizueshme.

E, Haradinaj nga ana tjetër ka premtuar ndihmën në realizmin e kërkesave të shqiptarëve të Maqedonisë, transmeton Kohaditore.

Komentet

Leave a Reply

Top