Loading...

Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Malit të Zi

rsz_thaci_-_mitrovic.jpg

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj në vend sot Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadorin e Malit të Zi, z.Predrag Mitrovic dhe bashkëpunëtorët e tij, znj.Jelena Milacic, Sekretare e parë në ambasadë, znj.Selma Mehovic, përfaqësuese e qendrës rajonale MARRI, si dhe znj.Tatjana Perovic Mitrova, shefe e departamentit për çështje ekonomike dhe turizëm.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend dhe për zhvillimet politike rajonale. Gjithashtu temë e diskutimit ishte edhe de-bllokimi i proceseve integruese të vendit si dhe demokratizimi i mëtutjeshëm i rajonit.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Komentet

Leave a Reply

Top