Loading...

Mercedes A-Class i ri arrin në 2018-ën – FOTO

20160404120759259646.jpg

Kompania e njohur gjermane vitin e kaluar ka promovuar versionin e ridizajnuar A-Class (duke përfshirë edhe versionin e përforcuar A45 AMG me motor 2.0-litër Turbo me katër cilindra e 381 kuajfuqi), por ndryshimet vizuale në këtë rast nuk kanë qenë të mëdha.

Gjermanët për vitin 2018 janë duke përgatitur gjeneratën e re A-Class, pamja e mundshme e të cilës është paraqitur në këto fotografi jozyrtare nga revista e njohur gjermane “Auto Bild”.

Së bashku me pamjen e modifikuar, A-Class i ri do të karakterizohet edhe me çatinë pak më të lartë (do të ketë më shumë hapësirë për kokën e pasagjerit në pjesën e pasme), transmeton Koha.net, dyer më të gjerë (duke përfshirë edhe derën më të gjerë të bagazhit), hapësirë më të gjerë brenda bagazhit, si dhe ulëset e reja.

Duhet përmendur edhe eksterierin me material kualitativ, sistemin e ri infotainment, sistemin për ndihmë të shoferit, si dhe ekranin head-up.

Në ofertë mund të gjendet edhe versioni plug-in hibrid, ndërsa versioni i ri AMG do të ketë kapacitet prej rreth 400 kuajfuqi.

Mercedesi, A-Class e ri do ta ofrojë edhe në version Coupe.

Gjithashtu, kjo kompani në vitin 2018 pritet të ofrojë edhe B-Class e re (në foto me ngjyrë të kuqe).

Komentet

Leave a Reply

Top