Mesazhi i fundit për politikën që shkroi minstri Dritan Prifti

prifti-dritan.jpg

Ish-ministri i energjetikës Dritan Prifti ka ndërruar jetë pasditen e djeshme pas një sëmundje të rëndë gjaku.

Mësohet se sot do te mbahen homazhe tek Muzeu Kombëtar nga ora 10:00, deri në 12:00, ndërkohë që trupi i pajetë i ish-ministrit do të përcillet për në banesën e fundit në Shish-Tufinë. Bëhet e ditur se varrimi i Priftit do të zhvillohet në orën 13:00, raporton BW.

Edhe pas operacioneve të kryer kohëve të fundit, Prifti nuk ka mundur ‘të fitojë’ ndaj kësaj sëmundje.

Prifti ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2001 deri në vitin 2013, ndërkohë që nga 2009 deri në 2010 mbajti edhe postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. Ai u shkëput para disa kohësh nga angazhimet zyrtare por asnjëherë nuk hoqi dorë nga politika.

Edhe në postimin e fundit të bërë prej tij në rrjetin social “facebook” pak ditë para zgjedhjeve ai shkruan po për politikën, edhe pse thekson se çfarëdo gjëje që thotë tashmë nuk e bën me entuziazëm.

Prifti ka ndarë mendimin e tij për dhënien e votës, duke mbështetur në një farë mënyre Partinë Socialiste.

Ai shkruante se: “Ne Fier une do votoja Partine Socialiste sepse i njoh kandidatet dhe socialistet jane superior. Numri 9 dhe 10 ne listen e PS qe mund te jene ne vendet e rrezikuara jane 2 persona qe e meritojne me shume se cdokush te jene ne Parlament. Gramoz Rucin e njoh per me shume se 30 vjet si nje shok i mire i babait tim.”

Komentet
Top